Xhavit Haliti ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka gjetur Kosovën “pa asnjë ushtar serb dhe pa asnjë tank serb”.
Sipas Halitit, situata e sigurisë dhe realiteti në Kosovë janë rezultat i një rruge të gjatë sakrifice dhe mbështetjes ndërkombëtare, ndërsa ai kritikoi narrativat politike që, sipas tij, tentojnë të paraqesin një realitet tjetër.
“Albini e ka gjet Kosovën pa asnjë ushtar serb, pa asnjë tank serb…”, u shpreh Haliti, duke nxitur reagime në opinionin publik dhe në skenën politike.
Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh dhe përplasjesh të vazhdueshme mes pozitës dhe opozitës për çështjet e sigurisë, veriut dhe dialogut me Serbinë.