Doli nga izolimi? Fotoja që po qarkullon: Mimoza Ahmeti shihet natën në Tiranë

Një foto që po qarkullon online ka ngritur dyshime të forta mbi izolimin në “Ferma VIP”.

Sipas një denoncimi të publikuar nga TVANews, një qytetare pretendon se ka parë Mimoza Ahmetin mbrëmjen e së mërkurës duke lëvizur me makinë në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, rreth orës 23:36.

Detaji që ka shtuar dyshimet? Në atë orar, sipas ndjekësve, shkrimtarja nuk është parë në transmetimin live të fermës.

Ky pretendim rikthen edhe deklaratat e ish-banorit Akili, i cili aludoi më herët se Moza gëzon “lehtësime” në kontratë dhe do të mbahet në lojë për shkak të audiencës që sjell.

Deri tani, produksioni nuk ka reaguar zyrtarisht për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një dalje të autorizuar apo thjesht për një ngjashmëri.