Blero dhe Eronita nisin pushimet me djalin, bashkë me ta edhe Tara

Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë nisur pushimet e tyre familjare së bashku me djalin e tyre të vogël, Areej Darrian.

Siç shihet nga postimet e tyre, familja ka zgjedhur të pushojë në bregdetin e Turqisë.

Në imazhet e ndara me ndjekësit, Eronita ka publikuar disa nga çastet e këtij udhëtimi.

Në një prej fotove ajo shihet duke mbajtur vogëlushin në krahë gjatë udhëtimit, ndërsa në një tjetër ka kapur një moment në plazh ku Areej shihet i shtrirë mbi peshqir pranë karrocës së tij, imazhin e të cilës ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin “dashuri”.