Voton Kaci: “Krejt politikanët kanë bo pare, ishalla jon ngi e punojnë për qytetarët”

Kaci Lleshi tashmë ka shfrytëzuar të drejtën e votës, ndërsa ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin.

“Njerëzve ju mungon gjithçka. Na mungon gjithçka. Komunikacion i papërballueshëm. Ishalla kushdo që fiton. Me punu ma me dinjitet, ma me moral”, tha mes tjerash Kaci.

“Ishalla po bohet mirë, jena tu shpresu për mirë”.

Ai shpreson se politikanët kanë bërë para mjaftueshëm, dhe tani do punojnë për qytetarët.

“Duhet me dalë me votu, duhet me votu dikë. Mendoj që kadal dal bëhet mirë. Kanë bo pare boll, krejt partitë, kush o në qeveri kush o në pushtet, e ishalla jon ngi, e punojnë për qytetarët.”, tha ai në Rtv Dukagjini.