Vjosa Osmani trazon politikën: “Unë dhe Albini do të qeverisim prapë, pavarësisht kundërshtimit të kryesisë!”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një deklaratë të fortë politike gjatë një interviste për TRT, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi i saj me Albin Kurti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Unë dhe Albini do të qeverisim prapë, deshi apo jo kryesia e LDK-së”, citohet të ketë deklaruar Osmani, duke nxitur reagime në skenën politike kosovare.

Deklarata vjen në një periudhë të tensionuar politike dhe pritet të shkaktojë debate të reja mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa raportet mes Osmanit dhe LDK-së kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes publike.