Një gjest i rrallë solidariteti nga një shqiptar që jeton dhe punon në Gjermani po tërheq vëmendjen e mijëra njerëzve në rrjetet sociale.
Ai ka vendosur që për klientët shqiptarë të mos marrë asnjë pagesë për shërbimet që ofron, duke e konsideruar këtë si një mënyrë për të ndihmuar dhe respektuar bashkëkombasit e tij në mërgatë.
Veprimi i tij është përshëndetur gjerësisht nga qytetarët, të cilët e kanë cilësuar si shembull të humanizmit, zemërgjerësisë dhe lidhjes së fortë me origjinën.
“Edhe pse larg atdheut, shqiptarët vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin”, kanë komentuar shumë përdorues në rrjetet sociale, duke vlerësuar iniciativën e tij.
Ky gjest po bën xhiron e internetit dhe po shihet si një mesazh i fuqishëm për solidaritetin dhe unitetin mes shqiptarëve, kudo që ata jetojnë.