Kushtrim Sadiku ka reaguar pas situatës së krijuar gjatë debatit të së enjtes, duke kërkuar falje dhe duke sqaruar rrethanat që çuan në atë moment.
Në një deklaratë, Sadiku ka bërë të ditur se prej kohësh po përballet me probleme shëndetësore të lukthit, ndërsa së fundmi trajtimi me implante dentare ia ka vështirësuar komunikimin. Sipas tij, kjo gjendje ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje, duke ndikuar drejtpërdrejt në performancën e tij gjatë emisionit.
Ai ka mohuar gjithashtu pretendimet që po qarkullojnë në rrjete sociale, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Sadiku ka theksuar se për 17 vite me radhë në televizion nuk ka munguar asnjëherë, pavarësisht sfidave shëndetësore apo vështirësive të tjera, por këtë herë, sipas tij, ka pasur një vlerësim jo të duhur të situatës.