Këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi ka vlerësuar lart figurën e Sabri Fejzullahu, duke e cilësuar si artistin më të suksesshëm ndër kolegët e tij.
“Për moshën dhe karrierën që ka, Sabri Fejzullahu është më i suksesshëm se krejt na”, është shprehur Dani, duke theksuar kontributin shumëvjeçar dhe ndikimin e madh që Sabriu ka lënë në skenën muzikore shqiptare.
Deklarata e Danit vjen si një vlerësim për një nga emrat më të njohur të estradës shqiptare, i cili prej dekadash vazhdon të jetë aktiv dhe i pëlqyer nga publiku.
Ky vlerësim nga një artist me mbi pesë dekada karrierë si Dani ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të muzikës shqiptare, duke nxitur diskutime për figurat që kanë lënë gjurmë në estradën shqiptare.