“Privatisht do merrem me të” – Sami Lushtaku shpërthen ndaj Kurtit në Pressing pas akuzave se deshi t’ia sulmojë eskortën

Nënkryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me incidentin në Skenderaj, ku Kurti pretendoi se iu sulmua eskorta.

I ftuar ekskluzivisht në emisionin “Pressing”, Lushtaku hodhi poshtë akuzat dhe lëshoi një deklaratë të fortë ndaj Kurtit.

“Privatisht do merrem me të”, u shpreh Lushtaku, duke e akuzuar Kurtin për tensionimin e situatës dhe për, siç tha ai, “viktimizim politik”.

Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta në opinion, ndërsa përplasja mes dy figurave politike po vazhdon të ashpërsohet pas ngjarjeve të fundit në Skenderaj.