Pas “çatisë së botës”, Petrit Kllokoqi kthehet në shtëpi – Takimi emocionues me vajzën e tij!

Pas një aventure ekstreme ku preku me sukses 8,848 metrat e majës së Everestit dhe valëviti me krenari flamujt e Kosovës e Shqipërisë, afaristi i njohur i gastronomisë dhe alpinisti Petrit Kllokoqi është rikthyer përfundimisht në shtëpi. Gjatë ekspeditës historike që zgjati me javë të tëra në Himalaje, Kllokoqi përjetoi momente të jashtëzakonshme dhe shpërtheu në lot gëzimi në majë, duke e sfiduar limitin njerëzor në mungesë oksigjeni dhe kushte tejet të vështira atmosferike ku humbën jetën edhe tre persona. Por duket se shpërblimi i vërtetë e priste poshtë, në tokë të sigurt.