Sonte zhvillohet ndeshja e shumëpritur e futbollit mes Zvicrës dhe Kosovës. Ekipi i Raporto24 po e ndjek nga afër këtë përballje emocionuese, që ka zgjuar interes të madh te shqiptarët në diasporë dhe jo vetëm.
Pak para fillimit të ndeshjes, atmosfera pranë stadiumit ishte elektrizuese. Shumë tifozë shqiptarë u dëgjuan duke kënduar këngën patriotike “Xhamadani”, raporton Raporto24.
Në mesin e tyre bie në sy një moment i veçantë. Fatbardha, një police zvicerane, me prejardhje nga Tetova, bashkohet me tifozët në këndimin e kësaj kënge. Ajo shihet duke e kënduar me pasion dhe përkushtim, ndërsa përhap energji pozitive dhe u jep kurajo tifozëve që ndodhen aty.