G Bani ka pasur një përplasje me Gjestin në Big Brother VIP Albania 4.
Kjo duket të ketë nisur nga reperi, pasi e akuzoi këngëtarin pejan se ia ka prishur gjumin.
E pas kësaj, ai u zgjua dhe u konfrontua me të duke e ofenduar në fjalë nga më të ndryshmet.
E veç kësaj, G Bani pati përplasje edhe me Gerta Gixharin dhe banoren tjetër Egli Tako.
Një zarf i zi ndodhet në shtëpi për shkak të ngjarjeve të fundit, ndonëse pritet të shihet se çka do të ndodhe dhe se kush do të eliminohet. /Telegrafi/