Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka ndarë një mendim interesant lidhur me rolin e mërgatës në Kosovë, duke thënë se ndihma financiare nga mërgimtarët ka rënë krahasuar me vitet e kaluara.
Sipas saj, kjo nuk ndodh domosdoshmërisht sepse mërgimtarët kanë ndryshuar qëndrim ndaj vendlindjes, por sepse gjendja ekonomike e shumë familjeve në Kosovë është përmirësuar dhe nuk ekziston më e njëjta varësi nga remitancat si dikur.
“A pajtoheni se kosovarët nuk kanë më nevojë për ndihmën financiare të mërgimtarëve? Mërgimtarët tash po na ndihmojnë më pak se më herët, sepse përnjëmend ne në Kosovë nuk jemi më në atë gjendje nevoje siç kemi qenë dikur”, është shprehur ajo.
Deklarata e saj ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për ndikimin që remitancat vazhdojnë të kenë në ekonominë dhe jetën e përditshme në Kosovë.