Raportohet se një autobus që po shkonte nga Kosova drejt Zvicrës është djegur diku rreth orës 20:00, njofton Klankosova.tv.
Ngjarja, sipas lexuesve të Klan Kosovës, ka ngjarë në territorin e Kroacisë.
“Lëndime nuk ka. Askush nuk është lënduar, kaq dimë”, ka thënë njëri prej familjarëve të njërit pasagjer.
Ai shtoi se pasagjerët janë larguar me kohë nga autobusi i cili është mbuluar nga tymi.
Klani ka kontaktuar me kompaninë në fjalë dhe është në pritje të një përgjigje.