Berat Buzhala i ashpër ndaj Albin Kurtit: “Një ditë ka me u arrestu nga një prokuror trim i Republikës së Kosovës”

Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka bërë deklarata të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Buzhala ka deklaruar se beson se një ditë Kurti mund të përballet me arrestim nga një prokuror i Republikës së Kosovës.
“Një ditë ka me u arrestu Albin Kurti nga një prokuror trim i Republikës së Kosovës”, është shprehur Buzhala.
Ai ka bërë edhe një tjetër deklaratë të fortë, duke e krahasuar Kurtin me Fatmir Shehollin.
“Një ditë do ta kuptojmë që as Fatmir Sheholli nuk i ka shërby Serbisë më shumë se Albin Kurti”, ka deklaruar Buzhala.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik.