Amaneti i nënës së ndjerë: Synetia bëhet dasëm, të ftuarit nuk i ndalin lotët

Një syneti në një familje kosovare është shndërruar në një event me përplot emocione.

Ka qenë fotografi Norik Uka ai i cili ka ndarë sekuenca të një historie prekëse e cila po bën xhiron e rrjetit.

Bashkëshorti ka befasuar nusen e tij në synetinë e djemve duke e veshur me të bardha, një amanet ky i cili është çuar në vend.

Fjalimi me historinë prekëse, lexuar nga moderatori i njohur Labinot Gashi ka emocionuar të gjithë të pranishmit në aheng.

Video e mëposhtme ju sjell detajet. /Prive By Liberta Spahiu