“Marre i qoftë kush është me Argjentinën, nuk e ka njohur Kosovën” – Labinot Rexha me deklaratë të fortë

Këngëtari Labinot Rexha ka shkaktuar reagime me një deklaratë të fortë të bërë gjatë një debati televiziv.
“Marre i qoftë kush është me Argjentinën, nuk e ka njohur Kosovën”, u shpreh ai, duke lidhur mbështetjen sportive me faktin se Argjentina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Deklarata e tij u komentua gjerësisht në studio dhe pritet të nxisë diskutime edhe në rrjetet sociale, pasi prek një temë që ndërthur sportin me çështje politike e diplomatike.