Indri e lë Vanesën live: “Nuk kam ndjenja për të”

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Vanesa Sono, ka thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, duke bërë publike arsye përse ka vendosur të shkëputet plotësisht nga ‘Prime’ natën e sotme. Ditë pas eliminimit së saj nga ferma, këngëtarja ka sqaruar ndjekësit e saj se nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e lojërave që sipas saj po luhen në kurriz të sinqeritetit të saj.

Përmes një mesazhi të gjatë, Vanesa ka falënderuar fillimisht të gjithë ata që e kanë mbështetur, ndërsa ka shpjeguar edhe heshtjen e saj të ditëve të fundit.

“Gjatë gjithë këtyre ditëve nuk kam reaguar, pasi kam pritur që hijet e mia të dyshimit të vërtetohen. Kam qenë e sinqertë që prej fillimit dhe do të jem e tillë deri në fund,” shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se zhvillimet e fundit i kanë dhënë të drejtë asaj që mendonte.

Vanesa ka njoftuar se nuk do të jetë e pranishme në studion e spektaklit mbrëmjen e sotme, duke zbuluar edhe një skenar që po përgatitej rreth saj. Ajo tregon se produksioni i ka kërkuar me ngulm pjesëmarrjen, por pasi ka kuptuar përmbajtjen e një letre që do të bëhej publike, ka vendosur të tërhiqet.

tërhiqet.

“Sonte nuk do të jem pjesë e Prime, pasi e kam kuptuar përmbajtjen e letrës, si është ideuar dhe përse më është kërkuar me ngulm të jem prezente. Nuk kam premtuar në asnjë moment që do të jem prezente ditën e sotme!” u shpreh ajo vendosur.

Më tej, ish-fermerja ka zbuluar edhe detaje nga kërkesat që i janë bërë ditën e premte, ku përfshihen edhe dy ish-konkurrente të tjera, Klevisa dhe Sara. Sipas Vanesës, letra në fjalë u përdor si “mjet” presioni pasi ajo refuzoi përballjen në studio. “Ditën e premte më është kërkuar të bëj një ballafaqim me Klevisën dhe Sarën dhe, pasi e refuzova një gjë të tillë, më është treguar për ekzistencën e letrës,” shkruan këngëtarja.

Në mbyllje të reagimit të saj, Vanesa ka lëshuar një deklaratë të fortë ku thotë se askush nuk mundet të përdorë figurën e vajzave për audiencë apo intriga loje.

Ndërkohë sonte gjatë Prime, Indri deklaroi Live se do të përfundojë marrëdhënien me Vanesën, pasi sipas tij ai këto ditë larg saj ka ndjerë liri dhe jo mungesë.

“Nuk jam i duhuri për ty, ti meriton dikë që të do ashtu si ti mua,” deklaroi mes tjerash ai teksa lexonte letrën për Vanesën.