Liman Berisha, mërgimtari që jeton në Itali dhe që u akuzua për kërcënim ndaj moderatorit Alaudin Hamiti, është shpallur fajtor nga gjykata dhe është dënuar me 2 mijë euro gjobë.
Gjatë seancës gjyqësore, Berisha ka shprehur pendesë për veprimin e tij, duke kërkuar falje publike dhe duke premtuar se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më.
“Jetoj në Itali dhe kam humbur punën pas këtij rasti”, mësohet të ketë deklaruar ai para trupit gjykues.
Rasti kishte marrë vëmendje të madhe publike, ndërsa dënimi ndaj tij shihet si mesazh kundër kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes ndaj figurave publike.