Tensionet mes Granit Xhakës dhe tifozëve kosovarë nuk u mbyllën me vërshëllimat gjatë ndeshjes – ato vijuan edhe pas përfundimit të sfidës në “Fadil Vokrri”.
Gjatë gjithë lojës, kapiteni i Zvicrës u prit me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve të Kosovës, të irrituar nga deklaratat e tij të fundit dhe nga qëndrimi ndaj kombëtares ku ka rrënjët e tij.
Por situata u ndez edhe më shumë pas ndeshjes.
IndeksOnline ka publikuar pamje ekskluzive, ku Granit Xhaka shihet duke hyrë në debat të ashpër me Lulin – kreun e tifozëve “Dardanët”.
Shkëmbimi i fjalëve zgjat disa sekonda, ndërsa pamjet tregojnë qartë tensionin mes palëve. Debati u ndërpre vetëm pasi ndërhynë pjesëtarët e sigurisë, të cilët qetësuan situatën.
Ngjarja po bëhet virale në rrjetet sociale dhe ka ndezur diskutime të shumta, ndërsa tifozët vazhdojnë të ndahen mes mbështetjes dhe kritikave ndaj kapitenit të Zvicrës.
Atmosfera e tensionuar pritet të mbetet temë e nxehtë edhe në ditët në vijim.
https://www.facebook.com/share/v/1FvHUkNpSv/?mibextid=wwXIfr