Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Valbona Mhilli, ka zgjedhur të rikthehet në kontakt me ndjekësit e saj përmes një sesioni pyetje–përgjigjesh në Instagram, duke i dhënë fansave mundësinë të mësojnë më shumë rreth jetës së saj dhe lidhjeve me personazhe të njohur, transmeton Raporto24.
Gjatë bisedës, një ndjekës e pyeti nëse ka pasur kontakte me Gjestin, këngëtarin e njohur dhe fituesin e fundit të edicionit.
Valbona i përgjigj shkurt, por me tone pozitive:
“Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”
Ky reagim vjen pas një periudhe heshtjeje të artistit në media dhe rrjetet sociale, pas humbjes së vëllait të tij në një aksident tragjik në Pejë disa muaj më parë. Fansat tashmë presin me padurim të dëgjojnë projektet e tij të ardhshme.
