Tuna në momente të ëmbla pranë djemve të saj, Tian dhe Zen

Këngëtarja Altuna Sejdiu ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta familjare, ku shfaqet krah djemve të saj, Tian dhe Zen. Fotografitë plot ngrohtësi dhe dashuri kanë marrë vëmendjen e fansave, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e fortë mes artistes dhe fëmijëve të saj.

Pamjet tregojnë një Tuna të lumtur dhe të përkushtuar si nënë, ndërsa momentet e ëmbla me Tian dhe Zen kanë prekur zemrat e shumë ndjekësve në rrjetet sociale.