“Shume ma ‘cool’ koke live”, Dafina takohet me Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim zyrtar Dafina Zeqirin, një nga artistet më të njohura të vendit.

Ky takim, i cili ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, ndodhi vetëm dy ditë pas koncertit të saj të suksesshëm, ku Kurti ishte i pranishëm dhe e vlerësoi si një ngjarje të shkëlqyer.

Ajo e përshkroi takimin si një përvojë të veçantë, duke thënë: “Shumë ma cool koke live se nëpër fushata”.

Këngëtarja e njohur e falënderoi Kurtin për mbështetje dhe për pjesëmarrjen në koncertin e saj, duke theksuar se ndihma për artistët është thelbësore për zhvillimin e kulturës në vend.

https://www.instagram.com/reel/DSxhzOHAjS-/?igsh=MWRhdjJjaG9vNXR2bg==