Publikohet video: Gjesti e dërgon Eglin për vizitë në shtëpinë e tij në Pejë

Pas triumfit të tij në Big Brother Albania VIP, shumëkush mendoi se lidhja mes Gjestit dhe Eglit do të merrte fund. Por çifti i njohur ka treguar se ndjenjat e tyre janë të vërteta dhe po vazhdojnë ta shijojnë pranverën nën shoqërinë e njëri – tjetrit larg kamerave edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Së fundmi Gjesti është parë duke shkuar drejt shtëpisë së tij në Pejë derisa dëshmitarët thonë se bashkë me të ishte dhe Egli.

Mesa duket Gjesti ka vendosur ta dërgojë Eglin për vizitë në fshatin e tij të lindjes në Pejë. Me këtë vetëm mund të themi: U kry çdo sen.

https://www.facebook.com/share/v/18tXNHi4eb/?mibextid=wwXIfr