Pas ndarjes nga Limi transformohet Alba, rrit dukshëm gjoksin!

Alba Pollozhani duket ta ketë shijuar verën me të madhe pas të gjithë zhurmës që krijoi në formatin “Ferma VIP” ku ishte ndër protagonistet kryesore.

Siç u kuptua më pas, lidhja me Limin nuk vazhdoi në botën e vërtetë përtej spektaklit duke bërë që ajo të jetë komplet e lirë ta jetojë sezonin e nxehtë në mënyrën që do vetë.

Por, krahas qejfit, Alba duket se ka kryer dhe ‘punë’ në paraqitjen e saj përgjatë kësaj periudhe që ishte jashtë syrit të publikut.

Ajo duket edhe më ‘bombë’ dhe duket se për këtë gjë, ‘fajet’ i ka një ndërhyrje që ka kryer.

Fansat kanë vërejtur gjoksin e rritur për disa numra të Albës duke i ndarë mes atyre të cilët e kanë komplimentuar për këtë lëvizje dhe të tjerëve që preferonin origjinalitetin.

Sa i përket angazhimeve, mbetet e paqartë se ku do ta shohim bukuroshen këtë sezon të ri nëse nuk ka zgjedhur shkëputjen pas një eksperience të lodhshme si ajo e jetesës 24/7 përpara kamerave. /Prive By Liberta Spahiu

https://www.instagram.com/p/DN-rf48Am_0/?igsh=MWt5M2d6bjkxZnNsMg==