Një deklaratë e Hoxhë Shefqet Krasniqit ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale. Gjatë një prononcimi, ai u shpreh: “Para fesë unë e qes kombin.”
Kjo deklaratë është shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme, duke nxitur komente dhe interpretime të ndryshme nga publiku. Disa e kanë përshëndetur mesazhin si një thirrje për unitet kombëtar, ndërsa të tjerë kanë diskutuar kuptimin e saj në raport me besimin fetar.
Deklarata vazhdon të jetë temë debati në opinionin publik dhe në rrjetet sociale.