Një mësuese është sulmuar me thikë në një shkollë profesionale në Esen, në perëndim të Gjermanisë. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi i dyshuar, nxënës në këtë shkollë, është nga Kosova.
Mësuesja ka pësuar lëndime të rënda në stomak, por sipas autoriteteve është jashtë rrezikut për jetën.
Mediat në Gjermani raportuan se sulmuesi i dyshuar, 17-vjeçari kosovar, iku nga shkolla pasi sulmoi mësuesen. Ai më pas u lokalizua nga policia në një park.
Teksa policia iu afrua që ta arrestonte, sipas Dpa dhe Bild, ai vrapoi drejt tyre me thikë në duar dhe policia e qëlloi me armë zjarri.
Ai i dyshuar është duke u trajtuar në spital pas plagëve të marra. Në shkollën profesionale në Esen janë parë numër i madh i policisë, përfshirë edhe të njësive speciale. Një zëdhënës i qytetit tha se shkolla profesionale ka rreth 1.780 nxënës.
Kujdes! Pamjet mund të jenë shqetësuese
https://x.com/royalsds/status/1963913283338907749?s=46&t=mwTupJUBmauuqdY-knyzkg