Romanca e krijuar në “Ferma VIP” mes Ola Elezajt dhe Adionit duket se tashmë është kthyer në një histori serioze dashurie. Ish-fermerja po shijon jetën e re në Gjakovë, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendje me një moment tejet familjar dhe tradicional.
Me tabaka në duar, Ola është parë duke u shërbyer kafe familjarëve të Adionit, duke marrë menjëherë epitetin “nusja e Gjakovës” në rrjetet sociale. Atmosfera e ngrohtë familjare dhe afrimiteti i saj me familjen e partnerit kanë bërë që fansat të reagojnë me komente të shumta pozitive.
Vetë Ola ka treguar së fundmi se familja e saj e ka pranuar shumë mirë Adionin dhe se lidhja e tyre u zyrtarizua menjëherë pas përfundimit të spektaklit. Ajo madje ka zbuluar se tashmë po jetojnë bashkë në Gjakovë.
https://www.facebook.com/share/r/17dn81CGbm/?mibextid=wwXIfr