O gomar, duhesh me e liru studion!” – Përplasje e ashpër mes Latifit dhe Molliqajt në emision, debati del jashtë kontrollit

Një debat i tensionuar është zhvilluar në emisionin “Pressing”, ku përballja mes Latifit dhe Molliqajt ka degraduar në akuza dhe ofendime të drejtpërdrejta.

Gjatë diskutimit, tonet u ashpërsuan deri në atë masë sa në studio u dëgjuan fjalë të rënda, ndërsa njëri prej të ftuarve iu drejtua tjetrit me fjalët: “O gomar, duhesh me e liru studion!”.

Përplasja verbale shkaktoi reagime të menjëhershme në studio dhe në rrjetet sociale, ku shumë shikues komentuan nivelin e debatit dhe gjuhën e përdorur nga të ftuarit.

Momenti i tensionuar është bërë viral, duke e kthyer këtë përballje në një nga debatet më të komentuara politike të ditës.