Motrat Mustafa e kallin atmosferën në dasmën e vajzës së Shkurte Fejzës

Dasma e vajzës së këngëtares së njohur Shkurte Fejza po vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, ndërsa atmosfera festive është bërë edhe më e veçantë me performancën e Motrave Mustafa.

Dy këngëtaret e njohura të muzikës popullore interpretuan disa nga hitet e tyre më të dashura, duke bërë që të ftuarit të këndojnë e të vallëzojnë deri në orët e vona. Pamjet e publikuara nga ceremonia tregojnë një atmosferë të zjarrtë dhe emocione të shumta në një nga dasmat më të përfolura të momentit.

Dasma e vajzës së Shkurte Fejzës ka mbledhur familjarë, miq dhe emra të njohur të estradës shqiptare, ndërsa videot dhe fotografitë nga festa po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.