Pas ceremonisë mortore të të ndjerit Eldion Kelmendi, vëllait të artistit Gjestit, në publik janë shtuar kritikat për mënyrën si u trajtua ngjarja nga rrjetet sociale dhe mediat, shkruan Raporto24.
Ndërkohë që shumë e konsideruan praninë e figurave publike si kthim të dhimbjes në spektakël, një episod i diskutueshëm ndodhi edhe gjatë një emisioni televiziv.
Në “Weekend” në Klan Kosova, moderatorja e emisionit realizoi një lidhje telefonike me Burim Pacollin, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”. Pyetja e bërë ndaj tij – që lidhej me momentin e ngushëllimit mes Gjestit dhe ish-partneres së tij Egli Tako – u cilësua nga ndjekësit si e papërshtatshme dhe pa ndjeshmëri.
Moderatorja u shpreh:
“Me aq sa pamë, ishte një përqafim i ftohtë ai mes Eglit dhe Gjestit, pavarësisht se ajo kishte marrë rrugën nga Shqipëria për ta ngushëlluar.”
Kjo pyetje ka shkaktuar indinjatë në publik, pasi vëmendja u zhvendos nga humbja tragjike e një të riu – në analizimin e një përqafimi mes dy ish-partnerëve, në një moment tejet të rënduar emocionalisht për familjen Kelmendi.