Milaim Zeka sulmon ashpër Richard Grenellin: “Është mashtrues, matrapaz dhe profiter i tmerrshëm”

Gazetari dhe ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar ashpër ndaj ish-emisarit amerikan Richard Grenell, duke ngritur akuza të rënda lidhur me rolin e tij në zhvillimet rreth ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Gjykatës Speciale.

Zeka e ka cilësuar Grenellin si “mashtrues, matrapaz dhe profiter të tmerrshëm”, duke pretenduar se ai ka abuzuar me pozitën që ka pasur dhe me emrin e Presidentit Donald Trump dhe familjes së tij, sipas tij, për interesa biznesore.

“Ka edhe shumë fakte të tjera, po mjaftë për sot”, ka deklaruar Zeka.
Ai ka pretenduar gjithashtu se Grenell nuk ka bërë as punën më të vogël për ta ndihmuar Hashim Thaçin dhe të tjerët, ndërsa ka hedhur akuza se ai ka sabotuar ekipin rreth Trumpit në përplasjen e tij me ish-prokurorin special amerikan Jack Smith.
Zeka dhe Grenell kanë pasur më herët kontakte lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale. Në vitin 2025, Zeka kishte deklaruar publikisht se kishte komunikuar me Grenellin dhe se i kishte folur për materiale që, sipas tij, lidhen me proceset në Hagë.

**Akuzat e fundit të Zekës janë deklarata të tij dhe nuk përbëjnë, në vetvete, konstatime të verifikuara si fakte.