Martohet Fero, publikon foto me partneren

Ish-reperi Fero është martuar ditën e sotme!

Pak ditë pasi në intervista televizive ai pranoi që e ka gjetur dashurinë përkundër se nuk besonte që do dashurohej më ndonjëherë, ai i ka dhënë fund beqarisë.

Në rrjete sociale, Fero ka publikuar fotografinë teksa ‘shkëmben’ tortën e dasmës me partneren e tij pa i zbuluar asaj identitetin.

Prej kohësh i përfshirë në fenë islame, ish-artisti duket se edhe partneren e ka zgjedhur të përkushtuar ndaj fesë.

Shumë urime çiftit! Ju shkoftë mbarë e ëmbël sikurse në këtë foto. /Prive.al