Pritjes i erdhi fundi dhe lajmi i bukur sapo u konfirmua zyrtarisht! Këngëtari Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Përmes një postimi tejet të ëmbël në rrjetet sociale, ku shfaqen duart e çiftit duke mbajtur një palë atlete të vogla të kuqe, ata kanë ndarë emocionet e tyre me ndjekësit me mbishkrimin emocionues: “Fëmija po vjen… Ai tingull i vogël ndryshoi botën tonë përgjithmonë.”
Ky lajm vjen vetëm pak muaj pasi dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre me një martesë në fillim të këtij viti. Megjithatë, për fansat më të vëmendshëm, ky nuk ishte një sekret i plotë! Prive by Liberta Spahiu, përmes rubrikës së njohur ‘E vërtetë, e pavërtetë’, e zbuloi këtë detaj të ëmbël menjëherë pas dasmës së çiftit, duke paralajmëruar se familja do të zgjerohej së shpejti.
Por surprizat nuk mbarojnë me kaq, pasi duket se është zbuluar edhe gjinia! Burime theksuan se bebushi që pritet të vijë në jetë është djalë. Për Eronitën kjo është një përvojë krejtësisht e re pasi ky do të jetë fëmija i saj i parë. Ndërsa për Bleron, ky është fëmija i dytë, pasi ai është tashmë baba i një vajze, Tarës, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren e njohur Teuta Krasniqi.
Shumë urime për çiftin në këtë kapitull të ri të jetës së tyre!