Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli ka folur lidhur me raportin e tij me Liridonën. Murseli ka thënë se nuk pati marrëveshje për vrasjen e saj.
Ndërsa ka pohuar se as ai e as fëmijet, nuk kanë qenë në makinë, në momentin kur është vrarë Liridona.
“Iu betohem në dy fëmijë që i kam që Naim Murseli as në makinë s’ka qenë në momentin kur është vrarë Liridona. As unë as fëmijet, ju betohem. Kjo është e vetmja e vërtetë. Ajo që e thotë prokuroria është shpifje”, ka thënë Murseli/.
https://www.facebook.com/share/r/1AJcKguKko/?mibextid=wwXIfr