Grenell reagoi kundër Kurtit, Vullneti zotohet ‘ta marrë përsipër çështjen’

Një deklaratë ndaj Albin Kurtit, erdhi sot nga një prej zyrtarëve të Administratës së presidentit Donald Trump.

Ishte Richard Grentell ai që bëri një deklaratë anti-Kurti, duke pretenduar se Kurti “gënjeu” kur tha se me qeverisjen e tij, marrëdhëniet me SHBA-në nuk kanë qenë kurrë më të mira.

”Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump-it, as gjatë mandatit të Biden-it”, shkroi Grenell pos tjerash.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe finalisti i BBVK, Vullnet Krasniqi.

“Sa për Grenellin, mos u brengosni, lemani mu”, shkroi ai duke shtuar edhe një emoji me të qeshura.