“Gratë në Kosovë nuk dalin as në market pa u grimuar” – Ardita krahason shqiptaret me gratë në Londër: Vuajnë nga komplekset

Një deklaratë e bërë së fundmi nga Ardita ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Duke folur për dallimet mes jetës në Kosovë dhe asaj në Londër, ajo tha se gratë shqiptare shpesh ndihen të detyruara të duken perfekte edhe për gjërat më të zakonshme të përditshmërisë.

Sipas saj, në Kosovë shumë gra nuk dalin “as në market pa u lyer”, ndërsa në Londër, siç u shpreh ajo, gratë dalin natyrshëm, pa grim dhe pa taka të larta.

“Tek ne ekziston shumë kompleksi se çfarë po thotë tjetri. Në Londër njerëzit nuk e kanë problem të dalin pa grim apo me veshje sportive,” deklaroi Ardita.

Kjo deklaratë ka ndarë opinionin publik. Disa e mbështetën duke thënë se shoqëria shqiptare ushtron presion të madh mbi pamjen e jashtme të grave, ndërsa të tjerë e kritikuan duke e konsideruar një përgjithësim të tepruar ndaj grave shqiptare.