Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reagojnë figura të njohura, përfshirë Dafina Zeqirin që kërkon vendosjen e një standardi të qartë drejtësie
Pas shpalljes së aktgjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, kanë vazhduar reagimet nga figura të ndryshme publike.
Sipas vendimit të gjykatës, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim, ndërsa Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje të rëndë.
Reagimeve të mëhershme iu është bashkuar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila përmes rrjeteve sociale ka dhënë një mesazh të shkurtër, duke theksuar nevojën për standarde të qarta në trajtimin e rasteve të tilla.
Ajo në postim në InstaStory shkroi: “Le të jetë ku standardi”.
Rasti vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes publike, ndërsa vendimi i gjykatës ka nxitur diskutime të gjera në opinion.
