Pas një rrugëtimi të suksesshëm në Big Brother VIP Albania, ku jo vetëm fitoi zemrat e publikut por edhe çmimin e madh, Gjesti feston sot ditëlindjen e tij jashtë shtëpisë së famshme, tashmë si një nga personazhet më të përfolur të momentit.
Gjatë qëndrimit në BBVA, ai krijoi një lidhje të afërt me Egli Takon, për të cilën u shpreh hapur se ishte “e dashura” e tij.