Fero publikon dhe fshin një InstaStory tronditëse për Arbenitën, ku jepet një deklaratë e rëndë mbi vdekjen e babait të saj

Marrëdhënia mes reperit Fero dhe ish-partneres së tij, Arbenita Ismajli, vijon të prodhojë reagime të forta publike.

Këtë herë, artisti publikoi një Instastory që ka tronditur ndjekësit e tij, për shkak të përmbajtjes së rëndë dhe akuzave të rënda të përfshira në të.

Në postim, Fero ndau një mesazh të gjatë që kishte marrë nga një ndjekës anonim. Ky i fundit pretendonte se Arbenita kishte raporte të prishura me familjen e saj dhe se i gjithë qyteti i Kumanovës fliste për konfliktet e brendshme që, sipas tij, kishin ndikuar edhe në vdekjen e babait të saj.

Mbi këtë mesazh, Fero shtoi komentin: “E vrave babain tend, më vjen keq për ty, por më shumë për babain”.

Ky reagim e bëri postimin edhe më të ashpër, duke ngjallur reagime të shumta për gjuhën e përdorur.

Në mesazhin që mori Fero shkruhej: “Feronit, unë Arbenitën e kam ish-kojshike. Nëse kjo flet për familjen tënde edhe t’kesh, thashë veç të tregoj se i ndjeri baba i Arbenitës nuk ka folë me Arbenitën edhe asnjë prej motrave të saj. Vllëzërit nuk i folin motrave moti kohë. T’paktën Arbenitës asnjëri s’i foli. Përndryshe, krejt Kumanova thonë që ka dalë Arbenita e ka mytë babën e vet (prej stresit që ja ka shkaktu). Besomë që ka shumë senë që s’kisha preferu me i folë, se ndihna keq për arsyen që i njof dy vllëzërit e saj. Po e dinë krejt Kumanova kush është e qysh është Arbenita. T’uroj suksese ty edhe inshallah t’ndihmon Zoti me kalu këtë send. Kisha preferu me ma bo hide emrin, nëse vendos me publiku”.

Pak më vonë, ky InstaStory u zhduk nga profili i Feros. Fshirja e tij shihet si një lëvizje e pritshme, pasi përmbajtja përfshinte një deklaratë jashtëzakonisht të rëndë dhe të ndjeshme, që prek figurën e ndjerit babait të Arbenitës. /Telegrafi/