Ditën e djeshme lajmi se Egli Tako do të jetë pjesë e emisionit ‘E diell’ në ekranin e Top Channel u bë kryefjala e mediave rozë. Egli Tako sipas burimeve të ndryshme këtë sezon do të eksperimentojë në një fushë të re për të siç është moderimi.
Kjo lëvizje e Eglit ka sjellë shumë reagime në rrjete sociale nga ndjekësit por nuk kanë munguar edhe ironitë nga personazhet e ekranit. Së fundmi me anë të një postimi në Insatastory Xheneta Fetahu, e cila sezonin e kaluar ka qenë një nga figuarat e rëndësishme të ‘Ediell’ ka ironizuar lajmet të cilat lidhen me ish-banoren e BBVA 4.
Xheneta shkruan se disa njerëz po e kopjonë në çdo lëvizje teksa thekson se një kopje me dy fytyra nuk do të jetë kurrë origjinale.