Një ngjarje e turpshme dhe e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku disa të rinj tallen me një të moshuar.
Pamjet tregojnë sesi të rinjtë qeshin dhe tallen me gjyshin, pa asnjë ndjenjë turpi apo ndjeshmërie.
Video nga Joq, tregojnë momentin kur një prej tyre i merr kapelen, ikën me vrap dhe më pas ia hedh në tokë.
I moshuari me bastun e ndjek, ndërsa shokët e tij qeshin duke e transmetuar momentin në Tik Tok.
Banorët e zonës kanë bërë thirrje që autoritetet të marrin masa ndaj personave përgjegjës.
Ky është një tjetër rast ku të rinjtë përdorin rrjetet sociale jo për të ndarë mesazhe pozitive, por për të promovuar bullizmin dhe mungesën e respektit ndaj brezave më të vjetër.