Mentor Kurtishi dikur ishte një prej emrave më të njohur të muzikës, i njohur për këngët e tij melankolike që prekën zemrat e publikut.
Hitet e tij të dashurisë e bënë të pëlqyer në skenë dhe një nga zërat më të kërkuar të kohës.
Sot, vite më pas, Mentori vazhdon të jetë aktiv në muzikë, por tashmë më shumë i pranishëm në dasma dhe mbrëmje familjare, shkruan “Kosovarja”
Edhe pse koha ka kaluar, ai duket se ka ruajtur stilin e tij të njëjtë dhe nuk ka ndryshuar shumë nga periudha e famës së madhe.