Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m’i sjell Zoti – i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Shoumeni i njohur shqiptar, Besim Dina, së fundmi ishte i ftuar në një intervistë të veçantë te modelja Heidi Lushtaku, ku ndau me publikun disa të pathëna nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të sinqertë, Dina zbuloi dëshirën e tij për të pasur fëmijë në të ardhmen, duke ndarë madje edhe emrat që ka imagjinuar për ta.

“Unë kam qejf me pas fëmijë dhe besoj se do të ma sjell Zoti”, tha ai gjatë intervistës, duke shtuar: “Edhe ekskluzive po t’i kallëzoj edhe emrin e djalit dhe çikës. Çika do ta ketë emrin Mije (nëna ime), e djali Plis, sepse babai im ka punuar plisa”.

https://vm.tiktok.com/ZMk5SrvHd/