“Babi, më këndo një këngë, por jo rap!” / Kërkesa e ëmbël e Poem Blu ndaj Ledri Vulës prek zemrat e ndjekësve

Një moment i vogël, por plot dashuri mes babait dhe vajzës së tij ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Ledri Vula ka ndarë një video ku Poem Blu i kërkon me zërin e saj të ëmbël t’i këndojë një këngë, por me një kusht të veçantë: të mos jetë rap. Momenti ka treguar edhe një herë lidhjen e ngrohtë dhe të veçantë mes reperit dhe të bijës, e cila duket se është shoqëruesja më e veçantë në jetën e tij.