Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Në muajt e parë të jetës me një foshnje, mund të jetë veçanërisht e vështirë për prindërit, të cilët nga lodhja ndonjëherë nuk dinë ku të drejtohen.

Kjo ka ndodhur edhe me bashkëshorten e Hope Kepler, e cila ka filmuar një moment qesharak mes bashkëshortit dhe djalit të tyre tre muajsh.

Bashkëshorti i Hope e mori djalin për ta ushqyer, por shumë shpejt ka fjetur me foshnjën në duar.

Megjithatë, djali i tyre nuk ishte aspak i kënaqur dhe shikimi që i dha mamasë bëri që shumë njerëz të qeshin me videon, e cila u pa gati dy milionë herë brenda vetëm një dite. /Telegrafi/

https://vm.tiktok.com/ZMBryGkJq/