Artan Behrami: Albin Kurti është vetëdorëzuar te policia serbe dhe ka dezertuar nga UÇK-ja

Ish-këshilltari politik i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një deklarate publike, Behrami ka thënë se Kurti “është vetëdorëzuar te policia e Serbisë” dhe se “ka dezertuar nga UÇK-ja”, duke e akuzuar atë për mungesë të kontributit në luftën çlirimtare.

Deklarata ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në skenën politike, duke rikthyer përplasjet e ashpra mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës për të kaluarën politike dhe rolin gjatë luftës në Kosovë.

Deri më tani, nga kabineti i kryeministrit Kurti nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me këto akuza.