Arbër Hajdari heq dorë si opinionist i Big Brother? Ish-banori i BBVA befason me deklaratën

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të spektaklit.

Mane këtë herë synon të sigurojë rolin e opinionistit, transmeton IndeksOnline.

Mane tha se do të preferonte të ishte në krah të opinionistes Neda Balluku, ndërsa sugjeroi që Arbër Hajdari t’i lërë vend sfidave të reja.

“Me Nedën do të bëja një dyshe të lezetshme, sepse Arbri besoj e ka mbyllur ciklin. Gjëra më të mëdha po e presin,” u shpreh ai në një intervistë për “Live From Tirana”.

Sipas tij, Hajdari duhet të përqendrohet në faza të tjera të angazhimit publik, veçanërisht në çështje që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE dhe politikën.