Apel për ndihmë, Prof. Dr. Dashnor Nebija ka nevojë për trajtim jashtë vendit

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Dashnor Nebija është diagnostikuar me kancer dhe ka nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit. Për të mbuluar shpenzimet, të cilat kanë një kosto të papërballueshme për familjen është bërë një thirrje e hapur për ndihmë.

55-vjeçari, profesor Nebija, është diagnostikuar me kancer të palcës së eshtrave dhe mjekët kanë rekomanduar trajtim të specializuar jashtë vendit.

Ai mban pozitën e profesorit të lëndës “Kimi Farmaceutike”, në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës. Për vite me radhë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit të lartë universitar. Përkushtimi i tij është vlerësuar përherë nga kolegët dhe studentët.

Për të mbështetur trajtimin e tij, është krijuar një llogari bankare ku mund të bëhen donacionet.