Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram, duke dhënë një përgjigje të prerë për një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhen: drejtimin e “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje, e pyetur nëse do ta prezantojë ndonjëherë këtë format, Alketa nuk la vend për dyshime, duke shprehur hapur dëshirën dhe sigurinë e saj. Ajo shkroi: “Po patjetër! Do lulëzonin lulet edhe në dimër.”
Megjithatë, ajo sqaroi se kjo nuk është një lëvizje e menjëhershme, duke konfirmuar angazhimin aktual në televizionin ku punon prej vitesh.
“Për momentin po vadis lule të tjera në Tv Klan; talentet në muzikë. Ata që shohim në çdo skenë Festivalesh!” shtoi ajo.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania”, që nis në dhjetor, i është besuar sërish Ledion Liços.
Kjo lë të kuptohet se ambicia e Alketës për të marrë drejtimin e shtëpisë më të famshme mbetet një plan i hapur për të ardhmen, ndoshta për sezonet e mëvonshme.
